Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, përmes llogarisë së tij në Twitter ka demantuar lajmin se ai ka dhënë dorëheqje nga ky post.
“Disa media kanë marrë një email falco që unë kam dhënë dorëheqje. Unë sapo pata takime në State Department dhe unë NUK KAM dhënë dorëheqje përderisa më pëlqen kjo punë dhe jam duke punuar mirë”.
“Por fakti që disa media e kanë publikuar këtë email pa kontaktuar me mua në fillim, tregon shumë për profesionalizmin e disa prej tyre”, ka shkruar Selimi në Facebook.