Lajmet e fundit

Fondacioni i Kosovës dhe partnerët e tij, sot bëjnë dorëzimin e 54, 829 nënshkrimeve të mbledhuara për fushatën për liberalizim të vizave.
Në orën 14:00 ky peticion do t`i dorëzohet ppërfaqësuesit të zyres së Bashkimit Evropian Samuel Zbogar ndërsa në orën 15:00 peticioni do t`i dorëzohet ministrit për Integrim Evropian, Bekim Ҫollaku.
Fushata për liberalizim të vizave ka filluar në prill të këtij viti, përkatësisht me letrën e hapur që Shoqëria Civile ia ka dërguar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederika Mogherini-t.
Fushata ka vazhduar me vendosjen e posterëve senzibilues në hapësirat e Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës me mesazh për pamundësinë e lëvizjës së lirë, si dhe nëpër të gjitha rrjetet sociale, transmeton Klan Kosova.