01.05.2016 · përditësuar para 3744 dite1 min lexim
Në internet ka nisur një peticion online kundër ndërtimit të bustit të Adem Jasharit në Dragash, njofton Klan Kosova.
Për ndërtimin e bustit të heroit është votuar në asamblenë e Dragashit, por komuniteti boshnjako-goran ka qenë kundër këtij vendimi.
Madje kur ishte votuar disa asamblist kishin lëshuar sallën.
Kryesuesi i kuvendit, Shaban Shabani, ka thënë për Klan Kosovën se në asamblenë komunale marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, dhe se ky ishte rast i rrallë kur pati këso ndarje.
Pos bustit, në asamblenë e Dragashit është propozuar po ashtu që edhe sheshi të marr emrin e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është storia realizuar nga Klan Kosova të shtunën për pakënaqësitë e komuniteti boshnjako-goran për shtatoren e Adem Jasharit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.