Lajmet e fundit

Vrasja që ndodhi mbrëmë në Lipjan dhe ajo e së dielës në Suharekë shtynë disa komuna që të kërkojnë mbylljen e bizneseve që merren me lojërat e fatit.
Gjithë kjo nismë buroi nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.
Ekipi i Klan Kosovës gjatë ditës i ka vizituar 12 kazino në Lipjan, Prizren, Shtime dhe Suharekë, ku disa nga punëtorët kanë pohuar se është shtuar passiguria për ta.
Por, asnjë nga drejtuesit e tyre nuk kanë pranuar që para kamerës të komentojnë nismën për mbylljen e tyre.
Kronikë e zgjeruar nga Enis Reçica.