Peter Cook, ish-burri i Christie Brinkley, ka njoftuar fejesën e tij me Alba Jancou.
60 vjeçari dhe 21 vjeçarja u fejuan më 15 shtator para një kishe në Santorini të Greqisë, transmeton Klan Kosova.
“Ne e konsiderojmë veten tepër me fat që e kemi gjetur njëri-tjetrin. Po presim shumë vite të lumtura”, tha Peter në një prononcim për Page Six.
Unaza e fejesës është prej diamanti prej gjashtë karatësh nga stilisti i bizhuterive Glenn Bradford.
Çifti, i cili raportohet se filloi lidhjen një vit më parë, po planifikojnë martesën diku në Evropë.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.