Lajmet e fundit

Davidson më pas ka përmendur disa fytyra publike, kryesisht meshkuj, që janë në lidhje me gra shumë më të reja në moshë se ta.
“Pra, nëse keni pyetje për një lidhje të dashurisë me ndryshim shumë të madh në moshë mes çiftit, thjesht pyesni Leonardo DiCaprio, Jason Statham, Michael Douglas, Richard Gere, Jeff Goldblum, Scott Disick, Dane Cook, Derek Jeter, Bruce Willis, Harrison Ford, Tommy Lee, Alec Baldwin, Sean Penn, Mel Gibson, Billy Joel, Mick Jagger, Sylvester Stallone, Eddie Murphy, Kelsey Grammer, Larry King, Larry King, Larry King, Rod Stewart dhe Donald Trump".
Gjithçka në lidhjen e Davidson dhe Beckinsale nisi në festën e Golden Globes në Beverly Hills në muajin janar.
Një muaj më pas, ata u panë duke i mbajtur dorën njëri-tjetrit.
Në ndërkohë, të gjitha spekulimet morën fund kur të dy u panë duke ndjekur së bashku një lojë hokeji në New York, me një puthje të zjarrtë mes tyre.