03.02.2016 · përditësuar para 3832 dite1 min lexim
Petar Lukoviq (Luković), gazetar i njohur serb, në Zona B të Baton Haxhiut ka folur për marrëdhëniet shqiptaro-serbe, të ardhmen e të dy popujve, strukturave që po e pengojnë afrimin e dy popujve dhe gabimet historike në raportet reciproke.
Lukoviq ka thënë se për të pavarësia e Kosovës është realitet i patjetërsueshëm dhe i gëzohet faktit që Kosova më nuk është temë kryesore në zgjedhjet në Serbi, njofton Klan Kosova.
"Unë e mbështes Kosovën dhe pavarësinë e saj. Serbia duhet të mësohet se ekziston shteti fqinj Kosova".
"Ju mund të thoni që Kosova është Serbi, por kjo nuk ka kurrfarë vlere. Kanë kaluar tetë vjet dhe njerëzit janë mësuar - e rëndësishme është që Kosova nuk është temë ne zgjedhje nga një hulumtim ka dalë që është e 13-ta, më herët ka qenë shumë".
Ai ka thënë se ka nacionalistë që e pengojnë rrugën e përbashkët të dy vendeve, por që ata nuk janë shumicë, ndërsa ka theksuar se serbët duhet t'i pranojnë krimet e bëra nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
"Ka një përqindje që janë nacionalistë, por këta nuk janë shumicë. Unë vij tash e sa vite në Kosovë, por kam qenë edhe në Shqipëri dhe kurrë nuk më ka ndodhur diçka e keqe".
"Unë i mbështes njerëzit e mirë. Nuk kam shkuar mbi maksimën që 'serbi duhet ta mbështetë serbin gjithsesi' - këtë s'e kam bërë kurrë".
"Përveç krimeve në Kosovë, duhet të pranohen krimet në Bosnje, duhet të pranohet krimet edhe në Kroaci".
"Kemi gazetat djathtiste dhe media tjera që kanë qëndrime të ashpra ndaj Kosovës, por unë s'i ndaj këto qëndrime".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.