Lajmet e fundit

Monedha meksikane pesos është duke u fundosur në bursë si pasojë e rezultateve preliminare të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo shënoi rënie prej 11 për qind duke shënuar pikën më të ulët ndonjëherë, ndërsa pritet që merret vesh fituesi i këtyre zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.
Kanë pësuar rënie edhe aksionet amerikane, me indeksin Dow që është zhvlerësuar për 800 pikë, si edhe tregjet në Japoni dhe Kinë.
SHBA është partneri më i madh tregtar i Meksikës dhe kandidati republikan, Donald Trump, e ka sulmuar këtë shtet që nga dita e parë e kampanjës. Ndaj nuk cudit aspak kjo trandje në prag të fitores së tij.
Një dollar u bë i barazvefshëm me 20.33 pesos të mërkurën në mëngjes, pika më e ulët këmbimore e kësaj monedhe në histori.