Lajmet e fundit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se vrasja e ambasadorit rus në Turqi është një goditje e rëndë për Ankaranë.
"Kjo është sigurisht një goditje për reputacionin e vendit, sepse çdo shtet është përgjegjës për sigurinë e misioneve diplomatike në territorin e saj, si dhe diplomatët," tha Peskov në një deklararë për televizionin "Mir", transmeton agjencia ruse e lajmeve "TASS".
Peskov ka thënë se ajo që ndodhi ishte drejtuar kundër shtetit turk, dhe kjo është gjithashtu një lloj "thike në shpinë për Turqinë", transmeton Klan Kosova.
"Në fakt, partnerët tanë turq janë palë pak të interesuar për zhvillimin e këtyre ngjarjeve", tha ai duke rikujtuar se Rusia dhe Turqia janë duke realizuar projekte të mëdha, sidomos atë të ndërtimit të gazsjellësit dhe centraleve bërthamore.