Lajmet e fundit

Sipas një studimi më të fundit të publikuar është arritur në përfundim se konsumimi i peshkut ka një rol të veçantë në shëndetin e njeriut.
Ky rezultat është arritur pas kontrollimit të 26 studimeve përgjatë viteve 2001-2014 për të parë efektin e peshkut në organizmin e njeriut.
Pas vëzhgimit të 150.278 mijë njerëzve, ata kanë dalë në përfundimin se ngrënia e peshkut e redukton deri në 17 % riskun e prekjes nga depresioni.
Eksperti Dr. Majid Fotuhi, tregon se kjo lidhet me Omega-3, acidet yndyrore që gjenden tek peshku. Aftësia e Omega-3 është të reduktojë pezmatimin dhe të shtojë rrjedhjen e gjakut, gjë që ndikon në uljen e depresionit. /albeu.com/