Lajmet e fundit

Sot janë bërë pesë vjet që nga themelimi i uebfaqes klankosova.tv
Pikërisht më 3 maj të vitit 2015 medias online kosovare iu bashkua edhe një dritare informative.
Klan Kosova përveç televizionit që sivjet bëri 12 vjet punë, ka pesë vjet që opinionin kosovar e informon edhe me lajme të shkruara përmes uebfaqes: klankosova.tv.
Jo rastësisht u zgjodh kjo datë (3 maji), që të niste punën portali.
Kjo pasi në këtë ditë shënohet Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, në Klan Kosova shënohet edhe një përvjetor tjetër, ai i lansimit të një media online me një format krejtësisht të ri brenda një televizioni.
Lexuesi kosovar përgjatë kësaj periudhe përmes faqes tonë informohet në kohë reale për të gjitha zhvillimet politike në vend, rajon dhe botë.
Sporti, showbizzi, lifesteyle-i, shëndeti, kurioziteti dhe auto&tech janë disa prej kategorive që zënë vend në klankosova.tv e që ofrojnë poashtu lajme të sakta dhe në kohë reale.
Përderisa kjo media online po i afrohet gjysmës së dekadës së saj të parë, puna, përkushtimi dhe angazhimi po rriten.
Kjo faqe tashmë është bërë adresë e afro gjysmëmilioni lexuesish të cilëve iu shërbehet lajmi i parë – dhe ai i fundit i ditës.
Vazhdoni të na besoni!
Sytë kah klankosova.tv!