Lajmet e fundit

Stresi që kalojmë gjatë ditës është gjithmonë shumë i madh për ta përballuar dhe kjo shumë shpesh ndikon keq në gjendjen tonë emocionale.
Më poshtë ju njohim me 5 teknika të cilat mund t'i praktikoni çdo ditë pas një dite të lodhshme.
Filloni të nuhasni aromën e frutave si mandarina, portokalli, limoni dhe i konsumoni ato. Këto fruta mund të lehtësojnë stresin duke rritur nivelet e norepinefrinës, hormonit të humorit të mirë.
Ushtroni forcë tek pjesa mes gishtit të madh dhe atij tregues që të largoni tensinin në të gjithë trupin.
Largojini pajisjet elektronike: Përdorimi i vazhdueshëm i telefonave dhe i email-it ju mban në nakth edhe pas punës. Prandaj i mbani ato larg dhe mos e hapni asnjëherë email-in pasi të lini punën.
Konsumoni një vakt pak djegës: Ushqimet djegëse ndihmojnë në realizimin e endorfinës, që ju bën të ndiheni mirë emocionalisht.
Kryeni marrëdhënie seksuale: Në këtë mënyrë rrisni imunitetin dhe ulni stresin.
Dhe si gjithmonë, bëni stërvitje: Stërvitja mund të rrisë humorin për 12 orët e ardhshme, shkruan Albeu, transmeton Klan Kosova.