Lajmet e fundit

Pesë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar në Pakistan nga tërmeti që u ndje në pjesën më të madhe të Azisë Jugore.
Agjencia amerikane për hulumtime gjeologjike tha se një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit goditi pjesën veri-lindore të Afganistanit në një thellësi prej 210 kilometrash. Një person vdiq në Roan në rajonin malor të Gilgit-Baltistan, në veri të Pakistanit, raportojnë mediat botërore, përcjellë Klan Kosova.
Lëkundjet e tokës u ndien në kryeqytetin afgan, Kabul, Islamabad të Pakistanit , si dhe në Nju Delhi të Indisë.