Lajmet e fundit

Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur pas përplasjes së një helikopteri zjarrfikës, ditën e premte në distriktin Büyükçekmece në Stamboll, shkruan Daily Sabah, transmeton Klan Kosova.
Ekipet e shpëtimit, duke përfshirë edhe skuadrat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 11:00, kohë lokale.
Mendohet që shtatë persona ishin në helikopterin që u rrëzua, këtu duke përfshirë edhe dy pilotët.