Lajmet e fundit

Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur që nga e marta në përleshjet midis protestuesve antiqeveritar dhe forcave të sigurisë në Irak.
Mijëra kanë dalë në rrugët e Bagdadit, Nasiriya dhe qyteteve të tjera për të treguar zemërimin e tyre ndaj papunësisë, mungesës së shërbimeve dhe korrupsionit.
Qeveria ka fajësuar "rebelët pa emër" për dhunën, por u zotua të adresojë shqetësimet e protestuesve.
Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ushtrojnë kufizim.
"Secili individ ka të drejtë të flasë lirshëm, në përputhje me ligjin," tha Përfaqësuesja e Posaçme e OKB-së, Jeanine Hennis-Plasschaert.
Protestat, të cilat duket se nuk kanë ndonjë udhëheqje të organizuar, janë më të mëdhatë që kur Kryeministri Adel Abdul Mahdi mori detyrën një vit më parë.