Lajmet e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar raportin 24 orësh të rasteve të të infektuarve me COVID-19 si dhe ato që kanë përfunduar me fatalitet.
Janë pesë raste të reja të vdekjeve që janë regjistruar në Kosovë ndërmjet të hënës dhe së martës, transmeton Klan Kosova.
Të infektuar për këtë periudhë janë 596 raste të reja të evidentuara nga një mijë e 559 mostra të marra.
Në Kosovë deri më sot si pasojë e COVID-19 jetë kanë ndërruar 773 persona.