17.09.2019 · përditësuar para 2511 dite1 min lexim
Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se katër studentë i janë bashkuar subjektit të tij politik.
Sipas tij, ata po aderojnë në AAK për shkak se duan të kontribuojnë që të vazhdohen punët e mëdha, për një Kosovë sovrane dhe ekonomikisht të fuqishme, njofton Klan Kosova.
“Kënaqësi e veçantë t’iu uroj mirëseardhje në AAK, ekspertëve të rinj dhe studentëve të dalluar, Erdan Sharani, ekspert i programeve softuerike, themelues i kompanisë “Zhurmë Entertainment”, djalë dëshmori me pesë martirë në familje; Artan Jaka, po ashtu djalë dëshmori, ligjërues në fondacionin “BoneVet”, student i fakultetit të inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike; Arjan Ukmata, ligjerues i gjuhës angleze dhe Gjon Hili, student e përfaqësues i Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik, të cilët tek programi i AAK-së dhe udhëheqja e vendosur dhe zbatuese, shohin garancën për krijimin e kushteve që ata dhe gjithë të rinjtë e Kosovës të ndërtojnë jetët dhe karrierat e tyre profesionale në vend”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.