Lajmet e fundit

Pesë persona janë plagosur, ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë, si pasojë e sulmeve ruse që u kryen të hënën, tha guvernatori i rajonit Zaporizhzhia të Ukrainës.
“Që nga kjo orë, pesë persona dihet se janë plagosur si rezultat i granatimeve. Një burrë është në gjendje të rëndë pas një amputimi”, u shpreh guvernatori.
Kreu i rajonit tha se Rusia kishte përdorur raketat Iskander dhe S-400 gjatë sulmit në mëngjes, raporton The Guardian, tranmseton Klankosova.tv.
Zaporizhzhia është një nga rajonet e Ukrainës që Federata Ruse ka pretenduar në mënyrë të njëanshme se e ka aneksuar.