Lajmet e fundit

Pesë persona janë plagosur nga një aksident i rëndë pasditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen, pjesë e Rrugës së Kombit.
Policia tha se u përplas një “Benz” dhe "Audi" në afërsi të urës me harqe.
Si pasojë është lënduar nje pasagjere e automjetit tip Benz e cila është dërguar në Q.S.U. Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Po pranë spitalit "Nënë Tereza" janë dërguar edhe katër personat që gjendeshin në makinën tip Audi, shkruan Opinion.al.
Paraprakisht thuhet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit Audi, por ende po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Më herët ndodhi një aksident në Fushë-Krujë, ku sërish u përplasën dy mjete, por nuk raportohen të plagosur rëndë.