Një aksident mes shtatë automjeteve në rrugën B në Prishtinë la të lënduar pesë persona.
Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti shtoi se tri nga automjetet kanë qenë të parkuara, e katër prej tyre në lëvizje.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën"B" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, tha Ahmeti.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.