25.02.2017 · përditësuar para 3444 dite1 min lexim
Pesë persona janë të dyshuar për tragjedinë e Kolovicës në Prishtinë ku patën humbur jetën para tetë muajsh, duke rënë në një pus, dy fëmijë të familjes Mramori.
Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është ngritur kallëzim penal nën dyshimin se kanë kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Ndërsa babi i fëmijëve të ndjerë, Muhamet Mramori, ka thënë për Tribuna Channel se ende nuk është ftuar nga askush për t’u deklaruar lidhur me rastin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.