Lajmet e fundit

Policia e Kosovës në dy operacione të ndara ka arrestuar pesë persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘marrje me prostitucion’
Në rastin e parë Policia në rajonin e Mitrovicës, ka bërë arrestimin e tre personave, nën dyshimin e bazuar për veprat penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’ dhe ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit e arrestuar ndalohen për 48 orë.
Me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e cila është trajtuar në bazë të procedurave standarde të veprimit për viktimat e trafikimit në Kosovë.
Ndërkaq, në rastin e dytë Drejtoria në Prishtinë janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shqiptar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit ushtronin veprimtarinë ilegale të prostitucionit, transmeton Klan Kosova.