Lajmet e fundit

Pesë persona janë arrestuar në Birmingham dhe ne Aeroportin Gatwick në Britani të Madhe, nën dyshimin se ishin të përfshirë në aktivitete terroriste, shkruan The Independent, Transmeton Klan Kosova.
Tre burra të moshës 26,40 dhe 59 vjecare dhe një grua 29 vjeçare janë arrestuar në Birmingham të enjten mbrëma, ndërsa një burrë 26 vjeçar është arrestuar në Gatwick, në aeroportin kryesor në Londër në mëngjesin e së premtes.
“Nuk ka pasur rrezik për publikun dhe nuk ka informacione nëse po planifikohet jnë sulm terrorist në Angli”, kanë thënë zyrtarët policorë.
Këto arrestime kanë ardhur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Belgjikën dhe Francën.