Lajmet e fundit

Policia në Indi ka arrestuar pesë persona në lidhje me shpërthimin e djeshëm në tempullin në Kerala që vrau më shumë se 100 njerëz.
Pesë burrat që punojnë në tempullin Puttingal në Paravur, janë marrë në pyetje nga policia, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Autoritetet kanë urdhëruar një hetim gjyqësor lidhur me incidentin.
Policia janë në kërkim edhe të një numri të njerëzve të cilët ishin përgjegjës për drejtimin e festivalit.
Rreth 400 persona të tjerë u plagosën në afërsi të tempullit, kur një raketë ra mbi një rezervat të madh të fishekzjarrëve.
Ndërtesa në tempull, u shemb më pas duke lënë shumë persona të vdekur.