Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona të dyshuar se janë përfshirë në raste të ndryshme të grabitjeve, që kanë ndodhë në kohë dhe vende të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe më gjerë.
Arrestimet kanë ndodhur pas një operacioni të gjerë policor i shtrirë në kuadër të rajonit të Prishtinës, duke përfshirë edhe qytete të tjera të Kosovës i cili u realizua sot në orët e mesditës.
Konform kompetencave policore në kuadër të këtij operacioni, me autorizim të prokurorit të shtetit, janë kryer edhe bastisje në disa lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar, një revole, disa vetura, të cilat dyshohen të jenë të përdorura apo të përfituara në forma të inkriminuara në rastet, si dhe gjësende të tjera të cilat mund të shërbejnë si dëshmi dhe prova të rëndësishme në procedurë.
Ndërkohë që operacioni është duke vazhduar, personat e arrestuar do të procedohen më tej varësisht nga rekomandimet e prokurorit të shtetit.