Lajmet e fundit

Në qytetin e Gjakovës sot është duke u mbajtur një protestë ku Nënat gjakovare bashkë me qytetarët tjerë po kundërshtojnë vizitën e pelegrinëve serbë në këtë qytet.
Pesë persona pjesëmarrës në këtë protestë janë arrestuar nga policia deri tash, njofton Klan Kosova.
Këtë e ka konfirmuar Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj. Ai ka thënë se arsyeja e arrestimit të pesë protestuesve është pengimi i policëve që ta kryejnë detyrën si dhe dëmtimi i pronës private.