Lajmet e fundit

Policia gjermane ka arrestuar pesë persona në lidhje me vdekjen e një gruaje nga Koreja e Jugut.
Arrestimet e tyre janë bërë për shkak se dyshohet se gruaja ka vdekur nga një ritual i ekzorcizëmit, transmeton Klan Kosova.
Kryeprokurori, Nadja Niesen, u shpreh se anëtarët e tij të familjes kanë dëshiruar që ta “largojnë një demon” që e kishte pushtuar trupin e saj.
Policia më vonë e ka zbuluar edhe një grua tjetër të plagosur rëndë në qytetin e Sulzbach.
Bashkë me pesë koreanë të arrestuar është edhe djali 15 vjeçar i viktimës që besohet se ka marrë pjesë në vrasjen e nënës së tij.