Lajmet e fundit

Fëmijët e dinë se kur duhet apo nuk duhet të flasin
Shpesh fëmijët e kanë të vështirë të kuptojnë kufijtë, por kjo është detyrë e prindit. Nëse këta të fundit do të komentojnë të tjerët negativisht në sy të fëmijëve, e sigurt që dhe këta të fundit do të bëjnë të njëjtën gjë (por pa qëllim të keq).
Ata shqetësojnë të rriturit e tjerë
Mësojini fëmijëve që herët konceptin e privatësisë dhe përkatësisë ! Ata thjesht nuk mund t'i kenë të gjitha gjërat që kërkojnë ! Dhe kjo duhet të fillojë që në familje. Mos lëshoni pe, duke i thënë të afërmve t'u plotësojnë 'tekat' fëmijës se është i vogël, por mësojini vogëlushit tuaj, se gjërat e të rriturve nuk preken për shembull. Në këtë mënyrë do të shmangni shumë situata të sikletshme.
Fëmija juaj nuk i di 'Fjalët magjike'
Sa më herët të filloni të mësoni edukimin e fëmijës suaj, aq më mirë është. Megjithatë, disa e kuptojnë lehtë, ndërsa të tjerët nuk do ta marrin atë herën e parë. Tregoni fëmijës tuaj magjinë e fjalëve të sjellshme: mos bëni asgjë që kërkoni derisa të thotë: “Të lutem, faleminderit, mirupafshim, etj”! Këto janë fjalë magjike që fëmija juaj duhet të mësojë t’i shpreh shpesh duke kuptuar edhe rëndësinë që ato kanë në sjellje.
Zakoni i ndërprerjes së të tjerëve
Mësoji fëmijës tuaj të presë për kthimin e përgjigjes gjatë një bisede çdo ditë në shtëpi, ose kur je në një darkë familjare apo je duke folur me kolegët e punës., shkruan living. Ju mund të bëni këtë veprim përpara se të telefoni dikë. Merrni telefonin në dorë, ndërkohë thuajini fëmijës suaj këtë frazë: “Unë do të flas në telefon tani, dhe nuk dua të më ndërpresësh. Unë do të përfundoj së foluri kur të kem hequr telefonin nga dora”.