Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar edhe takimin e parë për vitin 2016, njofton Klan Kosova
Në mbledhjen e kryesisë të së premtes, pos anëtarëve të tjerë të kryesisë, u pa edhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.
Edhe pse pritej që në këtë takim të caktohej seanca e parë e 2016, nuk ndodhi ashtu.
Por Veseli mohoi që kjo gjë u bë për shkak të krizës që ka përfshirë Parlamentin tash e sa muaj.
Megjithatë, kreu i Kuvendit, shfrytëzoi rastin që edhe një herë, t’u bëjë thirrje kolegëve të opozitës që t’i kthehen dialogut.
Në këtë mbledhje u vendos që pesë shtatori të shpallet si ditë nacionale bamirësie për nder të “Nënë Terezës”, si dhe u shqyrtua kërkesa Grupit të Lutjeve të Mëngjesit në Kuvendin e Kosovës, për sigurimin e një hapësirë për takimet e Lutjeve të Mëngjesit.
Kronikë nga Arbresha Shpati.