Lajmet e fundit

Çdo kush dëshiron një lëkurë të pastër, të butë dhe të bukur.
Madje që lëkura të ju duket ashtu shpenzoni shumë para në produkte të shtrenjta, transmeton Klan Kosova.
Por çfarë nëse disa veprime që i bëni gjatë ditës mund të ndikojnë shumë tek lëkura.
Janë disa veprime të cilët i bëjmë në përditshmëri që ndikojnë pafundësisht shumë në lëkurën tonë.
Duhet që rregullisht ta pastroni ekranin e telefonit
A ju ka ndodhur që në faqe të keni skuqje ose disa puçrra të vogla? Këto mund të shkaktohen pikërisht prej telefonit pasi që sipas hulumtimeve të fundit ekrani i telefonit ka 10 herë më shumë bakterie se sa një ulëse e tualetit.
Pastroni brushat e grimit
Nëse nuk mbahen si duhet brushat e grimit mund të shkaktojnë akne, alergji dhe probleme të tjera me lëkurën prandaj është e rekomandueshme që pastrimi i brushave të bëhet sa më shpesh që të jetë e mundur.
Dietat
Të gjithë e dimë se sheqeri dhe ushqimet e shpejta ndikojnë keq në lëkurën tonë. Por keq mund të ndikojnë edhe mungesa e ushqimit, prandaj është e rekomandueshme që personat që mbajnë dietë të kujdesen që të marrin vitaminat e duhura sepse përndryshe mund të ndikojë shumë keq në lëkurë.
Vendosni krem para dhe pasi dilni nga pishina
Uji në pishina mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën, prandaj deramtologët sugjerojnë që të vendoset krem para dhe pasi të dilni nga uji.
Shmangni larjen me ujë shumë të nxehtë
Të laheni me ujë shumë të nxehtë mund të ndikojë shumë keq në lëkurë dhe atë ta bëjë të thatë dhe më të rrudhur, prandaj preferohet që temperatura e ujit të jetë e njëjtë me temperaturën e dhomës.