Lajmet e fundit

Pesë persona janë arrestuar pas shëprthimit të një zjarri në Laboratorin e Kriminalistikës në Bruksel.
Zyrtarët besojnë që shkaku i zjarrit ishte që të shkatërronte dëshmitë forenzike, transmeton Klan Kosova.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit ku makina ka kaluar përmes tri barrierave dhe një ose më shumë sulmues kanë shpërthyer bombën.
Belgjika është në gjendje të lartë gatishmërie që nga sulmet e 22 marsit në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit, nga të cilat kanë humbur jetën 32 veta.