Lajmet e fundit

Policia e Kosovës në dy operacione të ndara të realizuar dje ka arrestuar pesë të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘mundësim në prostitucion’ si dhe ka identifikuar dy viktima të trafikimit.
Policia njofton se gjatë aksionit të të realizuar në rajonin e Mitrovicës, është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës’ dhe ‘keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’.
Lidhur me këtë rast janë identifikuar dy viktima të trafikimit, të cilat sipas policisë janë duke u trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.
Gjatë këtij operacioni policor është bërë edhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:një armë (revole)një lap-topdy telefona mobilë.
Ndaj pesë personave të arrestuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, transmeton Klan Kosova.