19.11.2019 · përditësuar para 2423 dite1 min lexim
Kush tha që fundi i gjatë është simbol i verës? Përkundrazi, edhe në ditët e vjeshtës mund t’ju dhurojë një look vërtet ‘super’.
Si ta veshim fundin e gjatë për të mos gabuar dhe për t’u dukur chic jo vetëm gjatë ditës, por edhe në rastet speciale?
Një shembull është të kombinoni fundin klasik të zi me një këmishë të bardhë me fjongo të madhe dhe kambale për një kombinim të thjeshtë, por me efekt të madh.
Për mbrëmjet do të ishte ideal një fund tyli. Por edhe gajtë ditës, mund ta ‘zhdramatizoni’ me një pulovër dhe një palë atlete, shkruan Living.al.
Pra, kombinimet janë të shumta. Prandaj, për t’u frymëzuar edhe ju për pamjen tuaj hidhuni një sy fotove më poshtë:
Fund i gjatë + këmishë + kambaleFund i gjatë + triko + këpucë me take dhe rryp prapaFund i gjatë + rrollkë + çizme me takëFund i gjatë + pulovër + atleteFund i gjatë + pulovër me dizajn kafshësh + këpucë
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.