Lajmet e fundit

Lëreni rehat
Jo gjithmonë. Por kur vjen nga puna në shtëpi, ose kur është shumë i stresuar për diçka, ndonjëherë ajo çfarë do një mashkull në ato momente është të rrijë në qetësi dhe vetëm, për pak kohë. Kur një vajzë e kupton këtë dhe i jep hapësira, ai e kupton dhe i është mirënjohës.
Lërjani atij në dorë
Le ta pranojmë. Djemve u pëlqen të ndjejnë se e kanë situatën nën kontroll. Ndonjëherë duhet ta lini atë të zgjedhë rrugën, restorantin, ose filmin pa ndërhyrë me idetë tuaja “të zgjuara”. Kjo do ta bëjë atë të ndjehet krenar dhe që ju keni besim tek ai.
Bëjini një surprizë seksi
Mbase të brendshmet seksi nuk janë të tipit tuaj. Mos u mërzisni, djemve nuk është se ju intereson gjithë kohës kjo. Por mundohuni të dilni paksa jashtë zonës suaj të rehatisë. Takojeni për një pije në një fustan seksi të zi, ose befasojeni me disa të brendshme seksi. Do ta kuptojë që po e bëni vetëm për të.
Dëgjojeni
Është tunduese të flisni vetëm ju, por bëni pak pushim. Mundohuni të mos i zgjidhni ju problemin e tij, ose ti tregoni si do të veproje nëse do të ishe në vendin e tij. Lëreni të flasë, dëgjojeni dhe mbështeteni. Ajo çfarë do ai është një femër e edukuar, kështu që dëgjojeni, jepini një përqafim dhe lëreni të shfryhet.
Bëjani të qartë që e doni
Nuk ka nevojë të bëheni seksi që të bëni partnerin të kuptojë që e doni në atë moment aty ku jeni. Bëni veprime të thjeshta si të vendosni dorën tuaj mbi tijën, teksa i jep makinës ose në një film ose poshtë tavolinës në një darkë.