Lajmet e fundit

Pesë kosovrë dhe një turk janë arrestuar në Zvicër ditën e martë.
Gjashtë personat e arrestuar dyshohen për korrupsion dhe keqpërdorime të dokumentacioneve teksa kanë dhënë leje të qëndrimit në shtetin zvicran, shkruan e përditshmja Blick.ch, njofton Klan Kosova.
Në mesin e të arrestuarve janë dhe dy femra 23 dhe 28 vjeçare, ish punëtore të Entit për Migrim si dhe një funksionar i saj.