Galatasaray ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Tottenhamit, në Europa League.
Gjiganti turk mposhti 3:2 ekipin nga Londra e Veriut në Stamboll.
Aty po ashtu u zhvillua një lojë tejet e ashpër, ku referi ndau hiç më pak se nëntë kartonë të verdhë e një të kuq, ku futbollisti i skuadrës angleze Lankshear, u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Vendasit në epërsi i kaloi Akgun, në minutin e gjashtë të ndeshjes, por nuk vonoi shumë dhe Tottenham barazoi shifrat, në 12 minuta më pas.
Osimhen “shpërtheu” duke shënuar dy herë në periudhën e shtatë minutave për t’i dhënë epërsinë e dy golave Galatasarayt.
Krejt tjetër çfarë arritën të bënin "Spursat" ishte edhe goli i dytë në minutën e 69-të nga Solanke.
Me këtë fitore, Galatasaray merr përkohësisht primatin në Ligën e Evropës me 10-të pikë pas katër ndeshjeve.
Në anën tjetër, Tottenhami e pëson humbjen e parë dhe bie në vendin e pestë me nëntë pikë të grumbulluara.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.