Lajmet e fundit

1.Shqetësimet shëndetësore
Nëse një grua ka një simptomë shqetësuese ajo nuk e ndan shqetësimin me partnerin sepse mendon se në këtë mënyrë nuk shkakton tension dhe ankth. Por ky instinkt nuk duhet të qëndrojë sepse kështu partneri bëhet inekzistent në momentin që ai duhet të jetë aty për t’ju mbështetur. Frikën e një marrëdhënieje Gratë në kokën e tyre kanë shumë pyetje, të cilat kanë frikë t’ia drejtojnë partnerit të tyre. I tremben mendimit për fëmijë në të ardhmen apo ecurisë të jetës private. Kështu që i drejtohen një terapie, por jo në dijeni të partnerëve. Ato i fshehin këto terapi sepse u duken të rrezikshme për sa i përket marrëdhënies, por në qoftë se partneri do të ishte në dijeni të kësaj terapie do të përfshihej edhe ai për të vendosur fatin e marrëdhënies. Preferencat seksuale Gratë vendosin ta mbajnë të fshehtë këtë pjesë sepse i druhen përgjigjes që ato mund të marrin. Bisedat e seksit ato nuk i konsumojnë me partnerët sepse mendojnë se do të lëndojnë ndjenjat e tyre. 4.Sukseset personale Gratë nuk shkojnë në shtëpi dhe të flasin me partnerin për arritjet në punë apo rritjen në detyrë. Ato mendojnë se duke e ndarë këtë lajm mund të fillojë konkurrenca mes tyre dhe të ulin egon mashkullore. Por në një marrëdhënie të suksesshme nuk vihet re pjesa që ti je ngritur në detyrë apo çfarë ke sjellë në shtëpi, shkruan blitz.al. Meshkujt i adhurojnë femrat e suksesshme dhe të zgjuara. Llogaria bankare Shumë gra kanë një llogari bankare sekrete sepse kjo i ndihmon të ndihen më të sigurta për jetën e tyre, por në qoftë se kjo kuptohet nga partnerët martesa juaj dështon. Partneri mund të mendojë se gruaja e tij ka sekrete të mëdha dhe mund të jetë kjo një ndjenjë tradhtie.