Edhe pse në dimër bëhemi të gjithë pak dembelë, është pikërisht kjo periudhë kur trupi dhe fytyra kanë më shumë nevojë për kujdesin tonë. I ftohti është një tonifikues natyral, por mundet lehtësisht të transformohet në një armik të lëkurës, duke e tharë atë dhe në rastet më të këqija duke e plasaritur.
Elle France ka përcaktuar pesë gabime që i bëjmë të gjithë (por që nuk duhen bërë më) për t’u kujdesur për lëkurën në dimër dhe për ta mbrojtur siç duhet edhe kur temperaturat janë në vlerat më të ulëta të vitit. Lëkura juaj do t’ju falënderojë, madje dhe pranvera.
Flokët në kontakt me leshin
Pak e dinë, por kapuçi i leshit në kontakt me flokët, tenton t’i bëjë ata më të brishtë. Nëse i keni flokët të brishtë rrezikoni t’i këpusni për shkak të fërkimit dhe elektricitetit statik. Për të shmangur sheshimin e rrënjëve dhe dëmtimin e fibrave kapilare, mbulojini flokët me një shall të hollë mëndafshi para se të vendosni kapuçin e preferuar.
Përdorni të njëjtën fondatintë si në verë
Edhe pse e keni shumë përzemër fondatintën tuaj, në dimër është mirë të ndryshoni nuancën. Zgjidhni një ton më të lehtë krahasuar me verën për të evituar kontrastin me pjesën tjetër të trupit dhe për të arritur një efekt më natyral.
Përdorni produkte mat
Temperaturat e ulëta mund ta thajnë ndjeshëm lëkurën. Shmangni produktet të tilla si fondotinta pluhur dhe buzëkuqët mat të cilët tentojnë ta thajnë lëkurën, duke zgjedhur në vend të kësaj formula fluide dhe hidratuese që së bashku trukojnë, por dhe ushqejnë lëkurën.
Bëni dushe shumë të nxehta
S’ka asgjë më të mirë se sa një dush i nxehtë për t’u ngrohur pas një dite të ftohtë, por uji i nxehtë ka tendencë ta thajë lëkurën të kompromentuar tashmë nga klima e ashpër. Lahuni me një shampo hidratuese dhe mos harroni të aplikoni losione ushqyese më pas.
Përdorni të njëjtin krem hidratues gjatë gjithë vitit
Ashtu si fondotinta, edhe kremi hidratant duhet përshtatur me stinën, shkruan shije.al. Në dimër është mirë të zgjedhësh formula më të pasura për të mbrojtur lëkurën dhe për të shmangur edhe tharjen e plasaritjen.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.