Lajmet e fundit

Sot u bënë 21 vjet nga masakra,njëra ndër më të rëndat që kreu Serbia në Kosovë, ajo e Izbicës.
Por si asnjëherë më parë, njerëzit që i vizituan varrezat e 147 të vrarëve të masakrës së Izbicës, ishin të pakët. Madje mungojnë edhe drejtuesit e institucioneve.
Shkaktare është gjendja e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Vizita tek varret është lehtësim për këta familjarë, por iu duhet t'u përmbahen rregullave që të mos ketë shumë njerëz.
Kronikë e gazetares Rejhane Selimi.