Si shumë qytete tjera të botës, tashmë edhe Prishtina është bërë me tunel dezinfektues kundër përhapjes së Covid-19.
Përurimi i këtij tuneli është bërë sot rreth orës 15:00 nga kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, njofton Klan Kosova.
“Sot po e promovojmë këtë tunel dezinfektues - po e bëjmë këtu në tendën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë”.
“Ne e kemi ngritur këtë tende për t’i mbrojtur punëtorët shëndetësorë, por edhe qytetarët”.
Kujtojmë se në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 25 raste me Covid-19. Ndërsa numri total i personave të prekur nga ky virus në Kosovë është 224 - prej të cilëve 6 kanë rezultuar me vdekje.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.