Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin për kryetar të Kaçanikut, Besim Ilazi, dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, kanë përuruar stadiumin “Besim Begunca”, njofton Klan Kosova.
Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, uroi qytetarët e Kaçanikut për stadiumin ndonëse tha se çalojnë mjaft në infrastrukturën sportive anembanë Kosovës.
“Shpresojmë që nga Kaçaniku do të vazhdojmë edhe me komunat tjera”, tha Vokrri.
Ndërsa Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka thënë se po punojnë në fazën e parë të këtij stadiumi, ndërsa shtoi se janë dakorduar me kryetarin që ta vazhdojnë edhe fazën e dytë.
Për më tepër, Gashi tha se kanë vizituar edhe palestrën sportive e cila do të jetë një investim shtesë në vitin 2018 në mënyrë që ta përmbyllin infrastrukturën sportive në Kaçanik.
Gashi po ashtu pohoi se do t’i mbështesin fuqishëm edhe kërkesat tjera të kryetarit të Kaçanikut.