Lajmet e fundit

Më tej, kryeministri Mustafa tha se Trashëgimia kulturore e Kosovës dhe trashëgimia arkeologjike si kjo në Ulpianë, ka qenë dhe mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës, do të vazhdojnë të përkrahin institucionet e trashëgimisë kulturore, duke ngritur buxhetin dhe duke rregulluar fushën e trashëgimisë kulturore me ligje, akte nënligjore, strategji e reformime institucionale”.
Shumë gjurmë të periudhës së gurit e monedha të kohës romake, veç tjerash janë gjetur në këtë pjesë. Ky park përkohësisht do të jetë nën menaxhimin e Ministrisë së Kulturës, ndërkaq çmimi që do të paguajnë vizitorët nuk është caktuar ende. Në këtë park do të punësohen shtatë persona, ndërsa deri më tani në këtë lokacion janë shpenzuar më shumë se 500 mijë euro e punime do të ketë ende.klankosova.tv