Lajmet e fundit

Është përuruar sot Kompleksi Memorial i varrezave të dëshmorëve në fshatin Ponoshec, përurim i cili ka përkuar pikërisht me ditën e dëshmorëve të këtij fshati.
Në këtë ceremoni ishte edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se ndërtimi i këtij kompleksi, financuar nga buxheti komunal, është më e pakta që mund të bëhet për të nderuar dhe respektuar sakrificën sublime të dëshmorëve të kombit.
Kusari – Lila ka thënë se tashmë mbetet detyrë dhe obligim i institucioneve por edhe i të gjithë qytetarëve të Gjakovës e të Kosovës që të angazhohen për zhvillimin e vendit, ashtu siç e ëndërruan dëshmorët, transmeton Klan Kosova.