Lajmet e fundit

Sot është përuruar klinka e re Amerikane në magjistralen Prishtinë-Shkup, njofton Klan Kosova
Përveç përurimit njëkohësisht është shënuar edhe dhjetëvjetori i Klinikës Amerikane.
Drejtori i saj, Behar Kusari, ka thënë që përveç shërbimeve gjinekologjike të cilat janë ofruar deri më tani, janë angazhuar edhe mjekë nga Kroacia të cilët do të performojnë ndërhyrje kirurgjike që nuk janë kryer më parë në Kosovë.
Klinika Amerikane është ndër qendrat më të suksesshme të specializuara për IVF dhe shëndetin femëror.