Lajmet e fundit

Përfaqësues e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe ata të Qeverisë së Kosovës së bashku me kryetarin e Lipjanit, Imri Ahmeti përuruan sot objektin e bibliotekës dhe arkivës në Lipjan.
Me këtë rast, i pari i këtij qyteti Imri Ahmeti tha se është kënaqësi që këtij qytetin t`i ofrohet një objekt i tillë ky mund të shfrytëzohet nga të gjitha gjeneratat.
Ndërsa, Christoph Stock nga zyra e BE-së në Kosovë tha se ndjehet shumë mirë që kanë kontribuar në këtë projekt, dhe se kjo bibiliotekë do t`i shërbejë edhe komunave të tjera.
Nga 1 shtatori pritet funskionalizimi i plotë i bibliotekës së këtij qyteti me ç`rast ajo do pajiset edhe me rafte të librave, njofton Klan Kosova.
Projekti në fjalë është financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe kap vlerën e rreth 800 mijë eurove.