Lajmet e fundit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të përurojë përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan – Kozhnjerë, kurse përurimi do të bëhet tek ura në fshatin Lloqan.
Poashtu, ai do të inaugurojë fillimin e punimeve projektet infrastrukturore me ç`rast në qendër të Deçanit do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugës “Dëshmorët e Deçanit”, në rrugën e Dobrunjave do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugës “Isa & Valdet Kuçi” (drejtimi Kanali i Belegut) dhe në fshatin Isniq do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugëve “Skënder Rexhahmetaj - Ali Musa”, transmeton Klan Kosova.