Sonte në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut është gjetur një person pa shenja jete.
Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se personi i cili u gjet i vdekur është vëllai i vogël i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Ndërkaq, në lidhje me rastin, nga prokuroria kanë bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.
“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, është shprehur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/prokuroria-jep-detaje-per-vdekjen-tek-varrezat-e-gurakocit-te-istogut/
https://klankosova.tv/gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-prane-varrezave-te-gurakocit-te-istogut/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.