Një person është gjetur sonte pa shenja jete në rrugën "Fehmi Agani" në Prishtinë.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete, është shtetas i huaj.
"Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën "Fehmi Agani" në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit".
"Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj", thuhet tutje në konfirmim.
https://klankosova.tv/gjendet-i-shtrire-nje-person-ne-prishtine-ambulanca-dhe-policia-ne-vendngjarje-video/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.