Faqja zyrtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka publikuar fotografinë e personazhit karizmatik që nxori Big Brother VIP Kosova, Gjestit.
Sipas këtij postimi, kjo faqe ka dalë në mbështetje të Gjestit, gjë që u përcoll me shumë pëlqime, komente e shpërndarje, përcjell Klankosova.tv.
Por, pas rreth 40 minutash fotografia nga faqja e Lojërave Olimpike është fshirë.
Se a u është hakuar faqja apo ndonjë admin i faqes e ka ngatërruar postimin, nuk është e qartë.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.