Lajmet e fundit

Pas skandalit me diploma të raportuar kohë më parë, Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar rihapjen e hetimeve për diplomat e rreth 1000 studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë.
Bëhet fjalë për 503 diplomat e studentëve, për të cilat ka pasur hetime fillestare nga Prokuroria dhe nga Inspektorati i Ministrisë së Arsimit dhe për diplomimin e 474 studentëve të tjerë të cilët siç thuhet në një dokument të Prokurorisë, të datës 22 korrik 2015, të siguruar nga gazeta “Zëri”, “të cilët kinse kanë diplomuar para Komisionit dhe në bazë të Ligjit të Procedurës Administrative, në bazë të ‘notimit zyrtar’.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.